English

INSTAT: Ekonomia shqiptare u rrit me 6 për qind

Shkup, 14 korrik NOA-Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana ka gëzuar shtetasit maqedonas duke i dhënë lajmin e mirë se shumë shpejt BE do të liberalizojë vizat me Maqedoninë.

Sipas agjensisë së lajmeve BBC, angazhimi i zotit Solana në Maqedoni ka qenë i shpeshtë prej disa vjetësh, edhe si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, por edhe si zyrtar i lartë i BE-së që kryesisht ka pasur si qëllim manaxhimin e krizave, qoftë konflikte apo politike.

"Në ditët në vazhdim do të keni lajme të mira. Kjo do të ndihmojë njerëzit të vendit tuaj, sidomos të rinjtë që të lëvizin më lehtë në vendet e BE-së," tha z. Solana

Përsa i përket çështjes së emrit me Greqinë, ai tha se pas takimeve të fundit që kishte pasur ndërmjetësi i OKB-së në Shkup dhe Athinë, po shfaqej një mundësi për gjetjen e zgjidhjes që duhej shfrytëzuar.

Z. Solana kërkoi nga qeveria një angazhim edhe më të madh për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën siç u shpreh "e kishte pranë zemrës".

Ai gjithashtu bëri thirrje për angazhimin e vendit në zbatimin e reformave që të afrohej drejt BE-së.

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, z. Solana veç me kryeministrin Nikolai Gruevski, u takua edhe krerët e dy partime të tjera, Ali Ahmetin e BDI-së dhe Branko Cërvenkovskin e LSDM-së në opozitë.

m.i/NOA

KOMENTE