Tiranë, 14 korrik, NOA - Forcat e policisë kanë ndaluar dy persona pasi iu është gjendur sasia prej 211 gramë lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë në bagazhin e makinës së tyre.
Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për 30-vjecarin
Besnik Hoxha, lindur e banues në Tiranë, si edhe Nexha Kabën, lindur dhe banues në Velesh të Strugës, me kombësi maqedonase.
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën duke hyrë pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës me automjetin taxi me targë OH 127 IH ku në bagazhet e tyre u gjend një sasi pluhuri i ngjashëm me atë të heroinës me një peshë prej 211 gramësh.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA
Â
Â