English

KQZ miraton vendimin për shpalljen e kandidatëve fitues në qarkun e Vlorës

Tiranë, 14 korrik, NOA - Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka konkluduar me miratimin e vendimit për shpërndarjen e mandateve dhe shpalljen e kandidatëve fitues në zgjedhjet e 28 qershorit për qarkun e Vlorës.

Sipas vendimit në fjalë, koalicioni zgjedhor "Aleanca e Ndryshimit" mori 4 mandate, ku emrat konkretë janë Astrit Patozi, Ardian Kollozi, Leonard Demi dhe Kreshnik Çipi. Ndërsa për koalicionin "Bashkimi për ndryshim" 6 mandatet e deputetëve do të jenë emrat Arben Isaraj, Luiza Xhuvani, Arben Malaj, Shpëtim Idrizi, Eltar Deda dhe Fatmir Toçi.

Ndërsa PBDNJ fiton 1 mandat dhe u shpall si kandidat fitues, Vangjel Dule. Por edhe Partia për Drejtësi dhe Integrim merr 1 mandat dhe kandidat fitues është Dashamir Tahiri.

Ndërkaq, mbledhja e KQZ-së është duke vijuar ende me shqyrtimin e ankimimeve të disa subjekteve politike për rezultatet në Qarkun e Tiranës .

n.e/NOA

Â

KOMENTE