Tiranë, 14 korrik NOA- Është rrëzuar me votat e përfaqësuesve të djathtë në KQZ, kërkesa për rivlerësim të rezultatit në disa zona në qarkun e Tiranës.
Së bashku me kërkesën e Partisë Socialiste u hodhën poshtë edhe kërkesat e dy partive të tjera, të cilat gjithashtu u konsideruan si të pambështetura në prova.
Â
Një ditë më parë Komisioni hodhi poshtë një kërkesë të ngjashme nga Partia Socialiste edhe për Beratin.Â
Mbledhja e sotme për çështjen e Tiranës u shoqërua nga debate të shumta edhe sepse nuk u mor parasysh kërkesa e dy anëtarëve Komisionit Qendror, të cilët sipas kodit zgjedhor mund të kërkojnë marrjen e provave.Â
Socialistët kanë parlajmëruar se do bëjnë ankimim si për Beratin ashtu dhe për Tiranën në Kolegjin Zgjedhor.