English

Kriza ekonomike, çmimi i naftës bie poshtë shifrës së 60 dollarëve për fuçi

Uashington, 14 korrik, NOA - Çmimi i naftës ka rënë kanë rënë poshtë shifrës 60 dollarë për fuçi në një kohë kur janë rritur shqetësimet lidhur me dobësinë e ekonomisë globale.

Analistët thonë se rënia e çmimit të naftës, në mënyrë të shpejtë në dy javët e fundit, reflekton shqetësimet se recesioni global tregon pak shenja se po largohet.

Megjithë optimizmin nga organizata OECD, ka ende shumë sinjale kontradiktore lidhur me gjendjen e ekonomisë globale dhe perspektivën e një rimbëkëmbjeje afatgjatë.

Rënia me më shumë se një të dhjetën e çmimit në ditët e fundit riforcon këtë pasiguri si shkak dhe efekt.

Çmimi i naftës u ngrit me 40% nga marsi deri në qershor, duke kapur shifrën 73 dollarë për fuçi.

Po kështu u shtuan edhe komentet lidhur me rolin e fondeve private të investimeve dhe spekulatorëve në dyfishimin e çmimit në mënyrë kaq të shpejtë.

Tani analistët janë duke parashikuar që çmimi të kthehet në vlerën 55 dollarë për fuçi dhe të qëndrojë në këtë shiftër derisa të ketë tregues më të mirë për rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

KOMENTE