English

KRRTRSH miraton sheshin për HEC-in e Bushatit dhe lejen për depozitat në Porto Romano

Tiranë, 14 korrik, NOA - Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e tij të sotme ka miratuar sheshin e ndërtimit për hidrocentalin e Ashtës në komunën Bushat të Shkodrës, si edhe lejen për ngritjen e depozitave të naftës në Porto Romano.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga pjesëmarrës të këtij takimi, të cilët bëjnë me dijeni se gjatë kësaj mbledhje ka marrë fjalën e tij edhe kryeministri Berisha, sipas të cilit mbrojtja e mjedisit është një përparësi madhore e qeverisë.

"Mjedisi duhet të mbrohet me çdo kusht", tha ai.

Duke shtuar se do të ndërmerret kryerja e një studimi për nivelin e çimenterive në të gjithë vendin dhe për këtë, do të realizohet një tender për caktimin e firmës që do ta realizojë atë.

n.e/NOA

KOMENTE