Preshevë, 14 korrik, NOA - Dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombe në qytetin e Preshevës në Serbi, një zonë e populluar kjo nga popullatë me shumicë shqiptare.
Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur përballë ndërtesës ku banojnë anëtarët e forcave të policisë së Serbisë.
Kombësia e personave të plagosur nuk dihet ende në fakt, ndërsa thuhet se në ndërtesën ku ndodhi shpërthimi jetojnë agjentë të policisë lokale bashkë me familjet e tyre.
Kjo zonë ka qenë shpesh vatër tensioni mes forcave të rendit dhe popullsisë shqiptare, ku vetëm para dy javësh ndodhi një shpërthim tjetër, nga i cili mbetën të plagosur dy serbë. Akti në fjalë u cilësua si terrorist nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.