English

Operacion blic në Durrës, kapen 5100 rrënjë kanabis

Durrës, 14 korrik NOA-Rreth 5100 rrënjë bimë narkotike me lartësi 2 metra, Canabis Sativa u asgjësuan mbrëmjen e sotme në zonën e Niklës. Forcat e policisë së qarkut të Durrësit e Krujës në bashkëpunim dhe me forcat e ndërhyrjes së shpejtë nisën të martën operacionin e koduar "Topografi", kundër kultivimit të bimëve narkotike në këto zona.

Sipas komunikatës së drejtorisë së policisë së Durrësit, fillimisht aksioni u përqëndrua në Nikël, e më pas  do të shtrihet në të gjithë territorin e qarkut Durrës e Krujë.

Në bazë të të dhënave që dispononte shërbimi i Komisaritit të Policisë Krujë, u hartua dhe  Plan Operacioni "Topografi".

 Bima e sekuestruar u gjet e kultivuar në një tokë pyll, pa pronar e ndarë në 13 parcela.

Policia shoqëroi në komisariat 3 shtetas të dyshuar si poseduesit e lëndës narkotike por për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

m.i/NOA

KOMENTE