English

Përkthyesit irakianë të anglezëve duan mbrojtje nga Britania se i sulmojnë

Londër, 14 korrik, NOA - Janë me mijëra irakianë që kanë punuar për britanikët, shumë prej tyre si përkthyes, por në vitin 2003, menjëherë pas pushtimit të Irakut, siguria e tyre u konsiderua si problem, pasi ata u bënë pre e sulmeve të vendasve ekstremistë që i kanë konsideruar si bashkëpunëtorë të anlgezëve.

Disa prej tyre janë marrë peng dhe torturuar, ndërsa të tjerët u detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe tani jetojnë si refugjatë në Siri dhe Jordani.

Për këtë arsye, ata kërkojnë ndihmë nga shteti britanik dhe madje thuhet se 20 prej tyre kanë përgatitur padi ndaj tij.

Në vitin 2007, pasi një presioni publik, kryeministri britanik njoftoi një skemë për të ndihmuar personelin vendas irakian, por vetëm ata që kishin punuar për një vit mund të përfitonin.

Në fund të kësaj jave, 25 prej tyre do të fillojnë të ndërmarrin veprime ligjore për të paditur qeverinë, e cila nuk kishte arritur t'i mbronte ata, pasi ankohen se për shkak të punës me forcat britanike, janë me shenjë në komunitetin e tyre, duke e patur të vështirë të gjejnë punë dhe duke jetuar me frikë.

n.e/NOA

KOMENTE