Tiranë, 14 korrik NOA - Përdorimi i mjeteve motorike nga fëmijët, motorë apo makina, në mes të Tiranës, po shkakton të tjera viktima.
Një burrë 52-vjeçar, po lufton me vdekjen në spital, pasi u përfshi në një incident ku protagonist ishte një adoleshent i cili me të ngjarë aksidenti u zhduk nga vendi i ngjarjes.
Gjithçka ndodhi mbrëmë në rrugën "Qemal Stafa", duke drejtuar motorin e markës "Yamaha", me targa TR 200 D, ka aksidentuar këmbësorin Ferit Agushi, banues në Tiranë.
Drejtuesi i motorit, pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Në gjendje të rëndë, 52-vjeçari është dërguar në spital, ku mjekët sot njoftuan se pas ndërhyrjes mjekësore, ai jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë rrugore thanë se nisën kërkimet për të identifikuar dhe kapur autorin dhe konfirmuan sot, arrestimin në flagrancë të 16-vjeçarit T.K, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë.
Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua motori, kurse materialet hetimore, do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", "drejtim i mjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi", dhe "largim nga vendi i aksidentit".
/e.l/NOA/
Njoftim: Ndalohet rreptësisht riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i prodhimeve të agjencisë NOA, pa u cituar burimi, në të kundërt media abuzuese do të paditet në gjykatë dhe ndaj tyre do të kërkohet dëmshpërblim, konform dispozitave ligjore