Tiranë, 14 korrik, NOA - Afrimi i sezonit të pushimeve ka nisur të shfaqet me një fluks të madh hyrjesh të emigrantëve të vendin tonë, në portet apo edhe pikat kufitare kryesore të vendit.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, vetëm në portin e Durrësit kanë hyrë 4500 emigrantë dhe 980 automjete.
Ndërkaq, bëhet e ditur se pika doganore e Kakavijës është bllokuar për rreth 3 orë pas mesnatës për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik.
Autoritetet doganore bëjnë të ditur bënë të ditur se një numër i konsideruar qytetaresh që prisnin të hynin në Shqipëri janë detyruar të presin jashtë derisa të riparohej defekti. Pala greke njoftoi pezullimin e punimeve gjatë natës, në një kohë kur vazhdon të ketë fluks emigrantësh që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë për pushime. Vetëm rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, pas riparimit te defektit, është bërë i mundur rifillimi i punës. n.e/NOA
Â
Â