Â
Tiranë, 14 korrik NOA-Strukturat e hetimit të aksidenteve në policinë e Tiranës arrestuan sot në flagrancë shtetasin Sokol Shefki Mema, 27 vjec, lindur në Librazhd dhe banues në Vlorë.
Shkak është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor  pasi një ditë më parë mjeti i tij tip Benz u përplas me një cciklomotor tip janxing.
Për fat të mirë i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale, materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor sipas kodit penal. Â
m.i/NOA