English

Shpërthim në Luginën e Preshevës, plagosen dy vetë

Preshevë, 14 korrik NOA-Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në Preshevë prej të cilit janë plagosur një grua e një fëmijë.

Lajmi është konfirmuar nga policia serbe, sipas së cilës nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur një grua e një fëmijë. Shpërthimi, që ndodhi të martën, në një ndërtesë në qytetin e Preshevës, shkaktoi dëme të lehta materiale edhe një ndërtesat përreth.

Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç, tha se bomba ishte vendosur në të hyrë të ndërtesës. Sipas tij kemi të bëjmë me një akt terrorist.

Para 5 ditësh në rajon ndodhi një sulm tjetër. Të enjten, dy policë u plagosën në Luçan kur ndaj tyre u hodh një granatë dore.

Rajoni i Luginës së Preshevës ka qënë arenë përleshjesh të dhunshme midis forcave serbe të rendit dhe kryengritësve shqiptarë në vitin 2001 që kërkonin të bashkoheshin me Kosovën.

m.i/NOA

KOMENTE