Tiranë, 14 korrik, NOA - Sot do të zhvillohet mbledhja e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Asambleja e Përgjithshme e të cilit do të zgjedhë edhe kreun e ri i këtij institucioni.
Mbledhja pararendëse e KOKSH-it është zhvilluar në datën 6 dhjetor, e cila u shoqërua me shpërthim dhune nga njëri prej kandidatëve.
Por sot nuk parashikohen të tilla, edhe për faktin pasi garon vetëm një kandidat, konkretisht diplomati Agim Fagu.
Komiteti Ekzekutiv i KOKSH, ka skualifikuar Rizvanollin, ashtu si edhe Ademin, i cili akuzohej për dhunën në Asamblenë e 6 dhjetorit.
Ndërkaq, bëhet e ditur për NOA-n, se sot në këtë asamble do të votohet edhe për Sekretarin e Përgjithshëm, sikundër edhe fakti që ka mundësi që këto zgjedhje të mos njihen nga ministria e Kulturës dhe Sporteve.
n.e/NOA