Strasburg, 14 korrik, NOA - Parlamenti i ri Evropian ka hapur siparin e seancave plenare në Strasburg pas zgjedhjeve të fillim-qershorit, të cilat caktuan edhe përbërjen e re të tij me euro-deputetë nga 27 vendet anëtare.
Seanca e sotme u hap me tingujt e himnit evropian, i cili i dedikohet zgjedhjes së presidentit të ri të Asamblesë.
Por pritet që të vendoset shtyrja për të paktën dy muaj e votimit mbi rizgjedhjen e presidentit të Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.
Parlamenti pritet gjithashtu të zgjedhë Jerzy Buzek, ish-kryeministri i qendrës së djathtë të Polonisë, në postin e presidentit të Asamblesë, si edhe 14 zëvendëspresidentët e Asamblesë.
736 anëtarët e parlamentit të ri evropian kanë para tyre sfida të mëdha të cilat kanë lidhje me miratimin e paketave urgjente për daljen nga kriza ekonomike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
"Prioriteti kryesor në këtë kohë krize është rregullimi i sistemit financiar ndërkombëtar dhe krijimi i kushteve për një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës", mësohet se ka deklaruar Joseph Daul, kreu i grupit më të madh parlamentar të qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane.  Â
n.e/NOA
Â
Â