Tiranë, 14 Korrik NOA - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, po bëjnë përpjekje për normalizimin e trafikut, konstatimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve administrative, që bëhen shkak për ndodhjen e aksidenteve rrugore.
Rrugorët thanë se këto masa vijnë me qëllim uljen dhe parandalimin e aksidenteve dhe po realizohen të mbështetura dhe nga shërbimet e Policisë së Rendit, si në qytet ashtu edhe në rrugët nacionale dhe rurale. Në këtë kuadër, Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë, thanë sot se shohin si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik.
Ndaj përmes një deklarate publike, ata kanë ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor.
e.l/NOAÂ