Durrës, 15 korrik, NOA - Askush nuk e kishte menduar se dita e festës së maturës, kishte për të qenë edhe ndoshta e fundit për ndonjërin prej tyre.
Tre maturantët ishin nisur të festonin gjithë gëzim festën e mbarimit të shkollës në një nga lokalet e Durrësit, por kthimi në shtëpi me makinë pas saj, duket se u ka kushtuar shtrenjtë.
Forcat policore të Durrësit bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 04.00, në aksin rrugor Tiranë-Durrës te mbikalimi Ura-Dajlanit, lart në urë, janë aksidentuar tre maturantë.
Ka qenë Klajdi Nina, banues në Tiranë, i cili duke drejtuar mjetin e tij tip "Alfa Romeo" me targë TR 4241, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me trafik-ndaresët.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, ai ka gjetur vdekjen 30 minuta pas ndodhjes së aksidentit, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore dy pasagjerët e tjerë të këtij automjeti, M.D dhe Amarildo Lamaj, që të dy 18 vjeç dhe banues në Tiranë, të ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore.
"Të tre personat janë shokë klase maturantë dhe ndodheshin në Durrës për të festuar "mbrëmjen e maturës", citojnë burimet policore.
n.e/NOA