Tiranë, 15 Korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha tha sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave se ekonomia shqiptare i rezistoi pasojave të krizës ekonomike botërore dhe tremujori i parë dhe më i vështirë i vitit, shënoi një rritje ekonomike prej 6 për qind sikundër tha dje INSTAT.
"Ekonomia shqiptare nuk mund të thuhet se nuk u përball me pasojat e krizës, por më mirë se çdo ekonomi tjetër, ajo i rezistoi atyre", - tha Berisha.
Sipas tij, rritja në tremujorin e parë prej 6 për qind është një ogur i mbarë për Shqipërinë, pasi dihet se ky tremujor, për disa arsye, është tremujori i vështirësive të natyrshme.
Kryeministri saktësoi se i krahasuar me tremujorin e tretë, tremujori i parë ka diferencën e madhe të fluksit turistik, i krahasuar me të dytin, ka diferencën e madhe të fuqisë së pranverës, në të gjitha aspektet.Â
Kjo rritje, u shpreh Kryeministri, qëndron, para së gjithash dhe mbi të gjitha, në bazat solide dhe të drejta mbi të cilat ne kemi vendosur ekonominë shqiptare dhe në reformat e thella ekonomike dhe fiskale. Â
"Këto reforma, - u shpreh ai - kanë bërë të mundur që Shqipëria të shndërrohet realisht në një magnet të investimeve të huaja.
Vetëm dje, në Këshillin e Rregullimit të Territorit janë miratuar mbi 2.5 miliardë euro investime, të gjitha të gatshme për start, ndërsa po finalizohet gara për portin gjigand të Vlorës.
Në mbledhjen e ardhshme të KRRTRSH-së, sikundër tha kryeministri, sërish janë mbi 1.5 miliardë euro investime në fusha të ndryshme.
Për Berishën, kjo rritje dhe qëndresë e ekonomisë shqiptare u bë e mundur nga ai që e cilësoi revolucion fiskal.
e.l/NOA
Lexoni lajmin mbi rritjen ekonomike: INSTAT: Ekonomia shqiptare u rrit me 6 për qind