Delvinë, 15 korrik, NOA - Një arsenal i vërtetë armësh është mundur të gjendet nga forcat e policisë së Devlinës në fshatin Llakopin të këtij rrethi.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky arsenal armësh është bërë i mundur të gjendet në bazë të disa informacioneve paraprake, të cilat i kanë çuar ato drejt zbulimit të një sasie jo të pakët armësh dhe municionesh.
Bëhet fjalë për 4 arka me fishekë, 30 granata, 1 automatik model 56 dhe tre kuti me ndezësa, të cilat mbaheshin të fshehura.
Ndërkaq, policia po punon për gjetjen e autorëve të mundshëm, të cilët janë edhe poseduesit e vërtetë të këtij arsenali armësh.
n.e/NOA