Tiranë, 15 Korrik NOA - Një 55-vjeçar ka humbur luftën me vdekjen, pak ditë pasi kreu akt vetëvrasjeje, në rrethana të gjendjes së rënduar mendore.
Burime zyrtare nga Spitali Ushtarak i Tiranës, thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA se Theodhoraq Bica, 55 vjeç, ka gjetur vdekjen, nga plagët e rënda në kokë dhe në trup.
Burime nga policia e Korçës, i thanë korrespondentes së agjencisë së lajmeve NOA, se 55-vjeçari Theodhoraq Bica, lindur e banues në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës, më datë 7 korrik 2009, është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij.
Nga hetimet që kreu policia, u dyshua se akti i vetëhedhjes u krye nga 55-vjeçari, në kushtet e të qenit një person që vuante nga depresion psikik.
Në gjendje të rëndë ai u dërgua në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku sot u njoftua vdekja e tij.
/a.k/a.f/NOA/