English

Komisioni Qendror Zgjedhor shqyrton sot ankimimet e PS për qarkun e Shkodrës

Tiranë, 15 korrik, NOA - Komisioni Qendror Zgjedhor ka caktuar që në mbledhjen e tij të sotme të marrë në shqyrtim ankimimet e paraqitura pranë tij për qarkun e Shkodrës.

Sipas të dhënave nga KQZ, për këtë qark kanë depozituar pranë këtij institucioni ankesat për ecurinë e procesit tre subjekte zgjedhore, PS, PD dhe PDK.

Socialistët nga ana e tyre, kundërshtojnë vendimet e komisioneve të zonave të administrimit të zgjedhor nr 40. 41, 42, 43 dhe 44.

Sikundër kërkon edhe ndryshim të vendimit të KQZ-së për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për këtë qark, duke ankimuar të gjithë rezultatin.

Ndërsa PD kundërshton vendimin e ndërmjetëm të vetëm një KZAZ nga 5 që ka gjithsej qarku i Shkodrës si dhe kërkon ndryshimin e vendimit të KQZ-së për rezultatin përmbledhës.

n.e/NOA

Â

KOMENTE