Tiranë, 15 korrik, NOA - Në kuadër të turit të dytë eleminator të kampionatit të futbollit "Uefa Champions League", sot pritet që ekipi i Tiranës, të ndeshet me ekipin kampion të Norvegjisë "Stabaek IF".
Tirana e ka fituar këtë të drejtë, pasi ka zotëruar titullin e kampiones në Shqipëri.
Bëhet e ditur se ndeshja e parë e këtij të turi të "Uefa Champions League" do të luhet në në orën 20:00 në Tiranë në stadiumin "Qemal Stafa".
Ndërsa ndeshja e dytë do të luhet në datën 21 korrik në orën 20:45 në stadiumin 15600 vendesh Telenor Arena në Norvegji.