English

Njoftim nga Këshilli Bashkiak Tiranë

Bazuar në ligjin Nr.8652, datë 31.07.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", neni 26, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ditën e Premte, datë 17.7.2009, ora 18ºº, në sallën e Këshillit Bashkiak, me rendin e ditës si vijon:

P/Vendim: "Disa ndryshime në VKB nr.49, datë 19.12.2008 për "Disa ndryshime në nivelin e pagave në Bashkinë e Tiranës".

P/Vendim: "Disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Bashkiake të Tiranës dhe institucioneve të varësisë".

P/Vendim: "Për përdorimin e fondit rezervë për financimin e projektit "Energjia diellore - alternativë pro mjedisore dhe ekonomike".

P/Vendim; "Nivelet e masës ditore të përfitimit me trajtim ushqimor që financon Bashkia e Tiranës për sportistë të kategorisë së parë, të Klubit Sportiv "Tirana" dhe Klubit të Futbollit "Tirana".

P/Vendim; "Rishpërndarje fondesh në Buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2009 dhe për përdorimin e fondit reservë". (Investime në klubin e Futbollit "Tirana").

P/vendim: "Rishpërndarje fondesh në programin e investimeve të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2009". (Rikonstruksion bibliotekash).

P/Vendim; "Miratimin e vlerës maksimale të bonusit të strehimit për tre zona të qytetit të Tiranës, për familjet në nevojë për strehim".

P/Vendim; "Miratimin e projektit të Bashkisë së Tiranës "Strategjia për zhvillimin e qytetit tëTiranës" dhe për përdorimin e fondit rezervë".

P/Vendim: "Miratimin e projektit "Zhvillimi i të rinjve nëpërmjet fuqizimit të komunitetit në Shqipëri".

P/vendim: "Për miratimin e projektit "Shkolla ndryshe".

P/Vendim: "Miratimin e financimit të kuotës së anëtarësimit të Bashkisë së Tiranës në ECAD (Rrjeti i Qyteteve Evropiane Kundër Drogës)".

P/vendim: "Për miratimin e përfundimit të procedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u rregjistruar në zyrën e Rregjistrimit të pasurive të paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit"

P/vendim: "Për dhënien e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në banesën e qytetarit z. Hamdi Muka banor i njësisë bashkiake nr.11, Tiranë".

KOMENTE