Uashington, 15 korrik, NOA - Papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po tregon asnjë shenjë zbutje të saj, madje po rritet akoma edhe më tepër.
Një fakt të tillë e ka pranuar vetë presidenti Barak Obama, i cili ka pohuar se thotë se papunësia në SHBA do të vazhdojë të shënojë rritje të lehtë edhe në muajt në vazhdim. Presidenti tha se marrjet në punë zakonisht ndodhin pas përmirësimit në sektorë të tjerë ekonomikë dhe se nuk është e qartë se sa shpejt do të përmirësohet tregu i punës.Â
Sipas të dhënave të fundit papunësia në Amerikë është 9,5 përqind, një nivel i cili konsiderohet si i lartë për këtë vend.
n.e/NOA
Â