Pukë, 15 korrik, NOA - Tre policë nga rrethi i Pukës kanë mbetur të plagosur pasi automjeti në të cilin ata ndodheshin, është përplasur me një makinë me targa të Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga burime policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave
aksidenti rrugor i lartpërmendur ka ndodhur në aksin rrugor Qafi Mali-Fierzë, pasojë e të cilit ka qenë plagosja e tre policëve.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pasi makina e grupit të gatshëm të policisë
është përplasur me një makinë me targa të Kosovës.
Mësohet se policët e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit, ku kanë
marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia nga ana e saj ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e
kësaj ngjarje.