Strasburg, 15 korrik, NOA - Menjëherë pas zgjedhjes së tij në krye të Presidencës së Bashkimit Evropian, ish- kryeministri polak, Jerzy Buzek ka pohuar se ai është pro hyrjes së Ballkanit në strukturat evropiane.
Ai u zgjodh dje në krye të BE-së në seancën e parë të parlamentit të ri, i cili u krijua pas zgjedhjeve të datave 4-6 qershor në të gjitha vendet e BE-së.
Ndoshta edhe nga fakti që ai i përket një vendi të Evropës Lindore si Polonia, e cila ka përjetuar gjithashtu sistemin komunist, duket se përbën një arsye për Jerzy Buzek që ta pranojë idenë e pranimit një ditë të afër të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, edhe pse situata në Ballkan ka qenë një pjesë e vështirë, vendet e tij po përpiqen të behën pjesë e Baskimit Evropian.
"Kemi ndryshuar sjelljen e këtyre vendeve dhe kjo duhet ë vazhdojë pasi është shumë e rëndësishme", ka pohuar Buzek.
Kjo është hera e parë që një përfaqësues i njërit prej vendeve më të reja anëtare më të Bashkimit Europian merr kryesimin e këtij posti kryesisht ceremonial, por edhe prestigjioz.
n.e/NOA