English

Publikohet libri, Majkëll Xhekson ka pasur dy dashnorë

Edhe pas vdekjes, nuk reshtin publikimet në media për të ndjerin Majkëll Xhekson, duke nxjerrë sipas tyre, fakte që lidhen me jetën e tij private.

E përditshmja britanike "The Sun", në aperturën e sotme, publikon "Unmasked: The Final Years of Michael Jackson", një libër të shkrimtarit Ian Halperin që aludon se këngëtari historik ka pasur dy dashnorë meshkuj.

Shkrimtari Halperin shkroi në biografinë e tij të paautorizuar të Majkëll Xhekson se ‘pothuajse të gjithë' e dinin se këngëtari ishte homoseksua, dhe se ka pasur dy aventura me burra, një me një punëtor ndërtimi dhe të dytën me një kamerier hollivudian. Tabloidi britanik, The Sun raporton pohimet e Halperin se si aferën me punëtorin e ka pasur në fillim të vitit 2007. "Rrallë ndonjëherë dilte nga rezidenca e tij, por thotë një burim i afërt, vetëm kur kishte të takohej me dashnorin në një motel të braktisur", shkruan Halperin. "Ai dilte i maskuar nga shtëpia, shpesh i veshur si grua në mënyrë që të takohej me dashnorin e tij në një lagje të mjerë të Las Vegas", vijon publikimi.

Gjithashtu z. Halperin thotë se "një prej bashkëpunëtorëve të afërt të Xhekson ia vërtetoi aferën me punëtorin ndonëse nuk e dinte se çfarë po ndodhte pas dyerve të mbyllura".

Burri i dytë ishte kamerier i cili dëshiroi të bëhej aktor në Hollivud, ndërsa ai çdo natë gjatë aferës së shkurt po pasiononte e cila zgjati tre javë mitizonte shtëpinë e Xhekson në Hollivud", - thotë më tej shkrimtari. Libri i Halperin, "Unmasked: The Final Years of Michael Jackson", do të dalë për publikun i plotë duke nisur nga dita e nesërme 15 korrik, fillimisht në Britaninë e Madhe dhe pritet të korrë fitime të mëdha.

a.k/NOA

KOMENTE