Fier, 16 korrik, NOA - Sapo zbriti nga furgoni, një 60-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend nga përplasja me një motor i cili kaloi rrufeshëm pranë tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Frakull në rrethin e Fierit, ku një person rreth të ‘60-ve ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti.
Ai është aksidentuar nga dy të rinj që udhëtonin me motor, kur ai sapo kishte zbritur nga furgoni dhe po kalonte në krahun tjetër të rrugës.
I aksidentuari së bashku me dy të rinjtë, janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, por 60-vjeçari nuk ka mundur t'u rezistojë dot plagëve dhe ka humbur jetën gjatë rrugës.
Ndërkaq, bëhet e ditur se drejtuesi i motoçikletës Çelnik Hilaj, 18 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa shoku i tij ka marrë plagë të lehta.
n.e/NOA
Njoftim: Ndalohet rreptësisht riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i prodhimeve të agjencisë NOA, pa u cituar burimi, në të kundërt media abuzuese do të paditet në gjykatë dhe ndaj tyre do të kërkohet dëmshpërblim, konform dispozitave ligjore