English

Ambasadori francez Valero: Marrëveshja e Ohrit s'po realizohet në mënyrë serioze

Shkup, 16 korrik, NOA - Ambasadori francez në Shkup, Bernard Valero duke komentuar marrëveshjen e propozuar nga PDSH-ja për një ridefinim të marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase ka theksuar se nuk e ka shqyrtuar deri tani marrëveshjen e tillë.

Nga ana tjetër, ambasadori Valero ka pranuar se nuk po realizohet në mënyrë serioze Marrëveshja e Ohrit.

"Mendimi im për sa i përket kësaj teme është shumë i thjeshtë. Ju keni që nga 2001 atë që e njohim si marrëveshja e Ohrit dhe unë këtu do t'u jap qëndrimin që mban shteti im. Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje e mirë, por ajo duhet të implementohet në mënyrë serioze dhe në jetën e përditshme", ka theksuar ambasadori francez Valero gjatë qëndrimit të sotëm në Tetovë.

NOA-INA

Â

Â

KOMENTE