Grozni, 16 korrik, NOA - Vrasja e aktivistes ruse për të drejtat e njeriut, Natalya Estemirova, e cila kishte dokumentuar shkeljet e tyre në Çeçeni, u gjet e vrarë me armë zjarri, disa orë pasi ishte rrëmbyer në kryeqytetin Grozni dhe e hedhur në një pyll pranë kufirit mes dy republikave ruse të Çeçenisë dhe Ingushetisë.
Një akt i tillë ka indinjuar pa masë autoritetet e larta ruse, të cilat kanë reaguar menjëherë pas këtij akti, i pari presidenti rus, Dmitri Medvedev.
ka shprehur indinjatë për vrasjen e një aktivisteje ruse për të drejtat e njeriut, e cila kishte dokumentuar shkeljet e tyre në Çeçeni.
Estemirova po mblidhte dëshmi për djegien e shtëpive në Çeçeni nga grupe paraushtarake, të cilat gëzojnë mbështetjen e Moskës dhe ishte mike e ngushtë dhe bashkëpunëtore e gazetares së vrarë ruse, Anna Politkovskaya.
Por edhe Uashingtoni ka reaguar për këtë vrasje, duke pohuar se ishte i trishtuar nga lajmi dhe ka bërë thirrje që personat përgjegjës për vrasjen e saj, të dalin para drejtësisë.
Estemirova dhe Politkovskaya kanë hetuar rrëmbime, torturime dhe vrasje të jashtëligjshme nga ana e forcave ruse në luftën kundër kryengritjes islame në Çeçeni.
Para 3 viteve, Anaa Politkovskaya u vra jashtë shtëpisë në Moskë dhe vrasësit e saj nuk kanë dalë ende para drejtësisë.
n.e/NOA
Â