Tiranë, 16 korrik NOA-Zyra e Interpol Tiranës kreu sot ekstradimin nga Milano e Italisë të dy shtetasve shqiptarë të cilët kërkoheshin nga drejtësia shqiptare për veprën penale të vrasjes. Ata janë Edmond Hysaj i datëlindjes 1971 nga Vlora dhe Taip Katica i datëlindjes 1956 nga Shkodra.
Shtetasi nga Vlora ishte dënuar në vitin 2001 nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të ‘Vrasjes me dashje".
Ky shtetas është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë më 03.10.2008, në Brescia/Itali.
Ndërsa ndaj 53 vjeçarit nga Shkodra drejtësia kishte vendosur masën e arrestit me burg për shkak të veprës penale të "Vrasjes me dashje në bashkëpunim" dhe "Armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake".
m.i/NOA