English

Emri i Maqedonisë, Greqia e diskuton sot në BE dhe NATO

Athinë, 16 korrik NOA-Greqia do të raportojë sot pranë BE dhe NATO-s për ecurinë e negociatave mes saj dhe Maqedonisë për ccështjen e emrit.

Sipas asgjensisë maqedonase të lajmeve INA, Â negociatori grek për çështjen e emrit të Maqedonisë, ambbasadori Adamantios Vasilakis, sot do t'i informojë ambasadorët shteteve të BE-së dhe NATO-s në Greqi për rrjedhjen e negociatave në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Njoftimi është dhënë nga ministria e jashtme greke, Â e cila nuk ka dhënë më shumë detaje për takimin që do të mbahet pas vizitës së fundit të ndërmjetësit Metju Nimic në Athinë dhe Shkup.

Nimici tha se të dyja qeverive u propozoi modifikime të propozimit të tij nga tetori i vitit të kaluar, i cili parashihte që Maqedonia të emërohet si Republika Maqedonia Veriore. Sipas raporteve ende nuk është e qartë gjerësia në të cilën do të përdorej emri për përdorim ndërkombëtar, gjegjësisht nëse emërimin e ri do ta përdornin mbi 120 shtete, të cilat Maqedoninë tashmë e kanë njohur nën emrin kushtetues.

Mbetet e hapur edhe çështja për emërimin e gjuhës dhe kombit maqedonas.

m.i/NOA

Â

KOMENTE