English

Helmohet duke ngrënë fruta, 19-vjeçarja lufton me vdekjen

Laç, 16 Korrik NOA - Një vajzë 19-vjeçare po lufton me vdekjen në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pasi konsumoi disa fruta që dyshohet se ishin të helmuara, për arsye që ende mbeten mister.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se viktima është Mimoza Hyseni, 19 vjeçe, banuese në Fushë Milot të komunës Milot të rrethit Kurbin.

"Ne u informuam nga Komisariati i Policisë nr 3 të Tiranës, se në Spitalin Ushtarak është paraqitur e vetëhelmuar në mënyrë aksidentale nga konsumimi i frutave", - deklaroi policia e Lezhës.

Momentalisht, policia po heton si ndodhi helmimi i vajzës së re dhe ka shkuar në banesën e saj për të mbledhur provat e duhura.

e.n/NOA

Njoftim: Ndalohet rreptësisht riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i prodhimeve të agjencisë NOA, pa u cituar burimi, në të kundërt media abuzuese do të paditet në gjykatë dhe ndaj tyre do të kërkohet dëmshpërblim, konform dispozitave ligjore

KOMENTE