English

KQZ, debate mbi kërkesën e PD mbi rinumërimin e votave të Fierit

Tiranë, 16 korrik, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë sot në një debat mes anëtarësisë së tij, mbi kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike, për rinumërimin e votave në qarkun e Fierit.

Nga ana e saj, nënkryetarja e KQZ-së, Deshira Subashi ka pohuar faktin se një gjë e tillë gjithsesi duhet marrë pozitivisht, pasi tregon legjitimitetin edhe të së drejtës që po paraqitet nga ana e Partisë Socialiste për rinumërim të votave në qarqet e Beratit, Tiranës apo Shkodrës.

Pritet që sot të vendoset mbi fatin e kësaj çështje për të afruar kështu me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

n.e/NOA

Â

KOMENTE