English

KQZ shpall 53 mandate, Tirana e Fieri shkojnë në Kolegjin Zgjedhor

Tiranë, 16 korrik NOA-Rreth 53 kandidatë për deputetë kanë marrë miratimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë që pjesa tjetër do të miratohet në fund të muajit korrik.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli, deklaroi se rezultati përfundimtar do të kushtëzohet nga shqyrtimi i ankesave të subjekteve politike në Kolegjin Zgjedhor.

"KQZ-ja ka bërë shpërndarjen e mandateve në qarqet e Korçës, Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, Vlorës dhe Elbasanit. Në total deri në këto moment janë mandatuar 53 deputet ose rreth 40% e totalit të përbërjes së Kuvendit. Rezultati total për koalicion është, Aleanca e Ndryshim 46.92% dhe 70 mandate, Aleanca Socialiste për Integrim 5.53% dhe 4 mandate,m si dhe Bashkimi për Ndryshim 45,45% dhe 66 mandate"- tha  Olli.

Me mbylljen e fazës së shqyrtimit të ankimimeve në KQZ, të gjitha forcat politike që garuan në zgjedhjet e 28 qershorit kanë të drejtë që brenda 5 ditëve të paraqesin pretendimet e tyre prane Kolegjit Zgjedhor.

Ky i fundit nga ana tij  ka në dispozicion 10 ditë për ti marrë ato në shqyrtim.

m.i/NOA

KOMENTE