English

Kryeministri: Angazhohem të asfaltoj çdo rrugë në qytete dhe fshatra

Burrel, 16 korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm sot në fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugëve të një blloku banimi në Burrel.

Ky ishte një investim i bashkisë së qytetit në bashkëpunim me qeverinë holandeze me vlerë 22 milionë lekë.

Rikonstruksioni i tyre përfshin sistemin, asfaltimin dhe të gjitha elementet infrastrukturorë të standardeve evropiane.

Duke vlerësuar se ky investim do të krijojë një infrastrukturë të re moderne për banorët e këtij blloku banimi, Kryeministri Berisha theksoi se edhe kjo rrugë e re është në kuadrin e angazhtimit për të asfaltuar çdo rrugë në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

e.l/NOA

KOMENTE