English

KZAZ nr.19 në Fier, KQZ rrëzon propozimin e Ristanit për pavlefshmëri të rezultatit

Tiranë, 16 korrik NOA UPDATE-Me shumicë votash janë rrëzuar sot në Komisionin qendror të Zgjedhjeve dy kërkesa të cilat tentonin të mos njihnin rezultatet e votimit në KZAZ nr.19 në Fier.

Kërkesa e parë për pavlefshmëri të rezultatit në tre qendrat e votimit u propozua nga kreu i KQZ, Arben Ristani, por ai u kundërshtua nga nënkryetarja, Dëshira Subashi.

Sipas saj, objekti i shqyrtimit të thirrur nga kreu Arben Ristani, për shpalljen e pavlefshme të rezultatit të tre qendrave në Fier është në kundërshtim me procedurat që përcakton Kodi Zgjedhor, pasi është jashtë afateve kohore.

Subashi theksoi se KQZ ka miratuar para disa ditësh tabelat përmbledhëse të rezultateve per qarkun e Fierit.

Pas votimit, të dhënat e rezultateve të këtyre qendrave iu  bashkëngjiten tabelës përmbledhëse të qarkut të Fierit.

Kërkesa e dytë u paraqit nga komisionerët e PD-së, të cilët kërkuan një hetim administrativ për këto qendra.

Qëllimi i kërkesës ishte rivlerësimi i votave në të gjithë qarkun e Fierit.

m.i/NOA

KOMENTE