Milot, 16 Korrik NOA - Katër persona janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi para pak minutash në superstradën Milot-Rrëshen, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Milot, kur janë përplasur makina e markës "Rover", një veturë me targë të huaj, YKB9620, me drejtues 34-vjeçarin Festim Gjoka, vjeç 34, banues në Kukës, me mjetin e markës "Audi" me targë të huaj AP 742 ZY, me drejtues 50-vjeçarin nga Mirdita, Viktor Arapi.
Si pasojë e kësaj përplasje janë aksidentuar Festim Gjoka, Lazime Vehat Gjoka, 30 vjeçe, Hëna Liman Gjoka, 64 vjeçe, që të tre me banim në Kukës, që udhëtonin në mjetin "Rover".
Po ashtu dëmtime ka marrë dhe 50-vjeçari Viktor Arapi. Që të katër të plagosurit, u dërguan në spitalin e Laçit, ku momentalisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka vajtur një grup i policisë Rrugore dhe ekspertë të saj. Të cilët po kryejnë të gjitha veprimet hetimore për të përcaktuar dhe shkakun e aksidentit.
e.n/NOA
Njoftim: Ndalohet rreptësisht riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i prodhimeve të agjencisë NOA, pa u cituar burimi, në të kundërt media abuzuese do të paditet në gjykatë dhe ndaj tyre do të kërkohet dëmshpërblim, konform dispozitave ligjore