English

PS, Meksi: INSTAT, jo i besueshëm për rritjen ekonomike

Tiranë, 16 Korrik NOA - Rritja ekonomike e Shqipërisë, e vlerësuar nga Instituti shqiptar i Statistikave (INSTAT), është vlerësuar nga Partia Socialiste si e pavërtetë.

Ermelinda Meksi, kandidate e kësaj partie për qarkun Fier, tha sot se "fakti që institucioni i statistikave shqiptare është bërë i pabesueshëm tashmë është konfirmuar nga shumë grupe interesi dhe ato të biznesit".

Meksi shtoi se vendi po përballet me dukurinë e uljes së depozitave sidomos mungesa e likuiditetit, i cili po t'i referohemi shifrave në vitin 2009, kundrejt vitit 2008, si prill është ulur në nivelin 12 miliardë lekë, e cila ka shpënë edhe uljen e kreditimit në 21 miliardë lekë, kundrejt kreditimit prej 32 miliardë lekë, që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pra, ulja e depozitave, që vjen si rrjedhojë e faktorëve të një realiteti ekonomik, ndryshe nga ai që supozohet, ka sjellë uljen e gjeneratorit kryesor të zhvillimit ekonomik që është kreditimi.

Ky është shqetësimi për sot për të gjithë shqiptarët, për ekonominë dhe për biznesin, i cili duhet parë për fat të keq, jo siç e pa kapiteni i titanikut ajsbergun dhe t'i shmangej, dhe të përfundojmë siç përfundoi titaniku në fund të oqeanit.

e.l/NOA

KOMENTE