Japonezët janë turistët më të mirë në botë, ndërsa francezët më të këqij, sipas një ankete globale të kryer nga Best Tourist Survey, të cilin e bëri Expedia, firmë kjo udhëheqëse botërore online.
Rreth 4500 hotelistë në tërë botën i vlerësonin turistët nga gjithsejtë 27 shtete dhe veç e veç neper kategori, siç janë dashamirësia, sjelljet, rregulli, sensi për modë, gatishmëria që të përpiqen të flasin gjuhën lokale dhe prirja për ankesa. Sikur edhe vitin e kaluar, në anketën e parë globale të Expedia, japonezët fituan vendin e parë, ndërsa hotelierët botëror i konsiderojnë si turistët më të mirë.
Ata u renditën më së shumti jo vetëm se janë të qetë dhe më të sjellshmit por edhe si më të rregulluarit dhe me më së paku prirje për t'u ankuar. Britanikët janë në vendin e dytë, ndërsa kanadezët të tretë.Â
Anketa gjithashtu tregoi se francezët kanë reputacionin më të keq sa i përket turizmit, dhe u gjetën në vendin e fundit, respektivisht 27. sipas vlerësimeve të hotelierëve, ata ndodhen në mesin e turistëve më të pasjellshëm, janë dorështrënguar, arrogant dhe i flasin shumë dobët gjuhët e huaja. Kur bëhet fjalë për më të mirët dhe më të këqijtë në disa kategori- japonezët, britanikët, kanadezët, gjermanët dhe austriakët janë shpallur popuj më të sjellshëm. Tre popuj më të zëshëm janë amerikanët, italianët dhe spanjollët. Bakshishet më të mëdha i lënë amerikanet, pastaj britanikët, gjermanët dhe japonezët. Për kanadezët dhe zviceranet është konstatuar se kanë më së paku prirje për ankesa. Ja lista:
1. Japonezët
2. Britanikët
3. Kanadezët
4. Gjermanët
5. Zviceranët
6. Holandezët
7. Australianët
8. Suedezët
9. Amerikanët
10. Danezët
11. Norvegjezët
12. Finlandezët
13. Belgët
14. Austriakët
15. Zelanda e re
16. Tajlandezët
17. Portugezët
18. Çekët
19. Italianët
20. Irlandezët
21. Brazilianët
22. Polakët
23. Jug-afrikanët
24. Turqit
25. Grekët
26. Spanjollët
27. FrancezëtÂ