English

Rrëmbeu regjistrin e Zyrës së Regjistrimit të Pronave, më pas e kthen

Lezhë, 16 korrik, NOA - Një qytetare ka rrëmbyer regjistrin e Zyrës së Pasurive të Paluajtshme të Lezhës, por më pas e ka dorëzuar atë dhe policia në fund ka kryer edhe sekuestrimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.

Burime policore bëjnë të ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se akti është denoncuar nga Ylli Përndreca, 32-vjeç, punonjës i zyrës së pronave në Lezhë, ndërsa qytetarja që e kreu atë është 58-vjeçarja Valentina Nikaj.

Menjëherë shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të saj dhe pas disa kohësh, ajo e ka dorëzuar me dëshirën e saj regjistrin të paprekur dhe të padëmtuar.

Në lidhje me këtë ngjarje, janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale, janë marrë deklarime nga punonjës të Z.R.P.Paluajtshme të Lezhes si dhe është sekuestruar regjistri i kësaj zyre.

Materialet hetimore do t'i dërgohen prokurorisë së Lezhës në ngarkim të Valentina Nikajt, për veprën penale të "Kundërshtimit të punonjësve që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik" parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në gjendje të lirë.

n.e/NOA

KOMENTE