Stamboll, 16 Korrik NOA - Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria është komandante e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG).
Me këtë rast, ka shkuar në Stamboll, ministri shqiptar i Mbrojtjes, pasi mori pjesë në ceremoninë që u organizua për dorëzimin dhe marrjen e komandës dhe sekretarisë së SEEBRIG-ut nga vendi ynë.
Koketa vlerësoi si ambicioz, faktin që këtë vit Shqipëria për herë të parë mori kryesimin e Brigadës së Evropës Juglindore.
Ai theksoi se për dy vjet me radhë në drejtimin e saj do të jetë gjeneral brigade Zyber Dushku.
Në këtë ceremoni, e cila u shoqërua edhe me një paradë të shkurtër të trupave të SEEBRIG-ut, mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Turqisë, si dhe autoritete të tjerë të larta të ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve tona, ambasadorë të vendeve të tjera, që janë pjesë e Brigadës së Evropës Juglindore.
Në këtë komandë përfshihen forca nga 7 vende të Evropës Juglindore: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia, Rumania dhe Turqia.
Në mënyrë simbolike në prani të ministrave Oketa dhe Gonul, komandanti bullgar i SEEBRIG-ut, gjeneral Virgil Balaceanu i dorëzoi flamurin komandantit shqiptar të SEEBRIG-ut, gjeneral brigade Zyber Dushku.
e.l/NOA