English

Si do të udhëtojnë pa viza për në BE ballkanasit që përfituan liberalizimin?

Tiranë, 16 korrik, NOA - Të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilët dje në Komisionin Evropian u tha se do të përfitojnë nga heqja e regjimit të vizave, do të udhëtojnë sipas kushteve të caktuara nga udhërrëfyesi i posaçëm i nxjerrë nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, kushti i parë që duhet të plotësojë një qytetar serb, maqedonas apo malazez për të shkuar në një vend të BE-së do të jetë ai i zotërimit të pasaportave të reja biometrike.

Ndërkaq, ata duhet që të zotërojnë edhe një dëshmi për posedim parash apo garanci që lëshohet nga banka në një rast të tillë.

Sikundër, të domosdoshme do të jenë edhe garancitë e ofruara nga shtetasit me lejeqëndrim në Bashkimin Evropian, të cilët u ofrojnë qëndrim atje, duke u marrë përsipër edhe shpenzimet.

Bëhet e ditur se në fazën e parë të heqjes së vizave për këto tre vende, leja e qëndrimit do të jetë vetëm për tre muaj në Bashkimin Evropian.

NOA-INA

KOMENTE