English

Sulmi i UÇK, reagon Prishtina: Motivet politike, autorët do të ndëshkohen

Prishtinë, 16 korrik NOA-Menjëherë pas shpërthimit me molotov në oborrin e qeverisë së Kosovës kanë reaguar zyrtarët e lartë të saj. Në njoftimin zyrtar për mediat qeveria e Kosovës dënoi aktin e dhunës së ish luftëtarëve të UÇK-së.

Â

"Është e drejtë e garantuar e çdo individi dhe grupi qytetar që të protestojë për çështje të ndryshme, por askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Por askush nuk ka të drejtë dhe nuk do t'i lejohet që t'i sulmoje institucionet e Republikës së Kosovës, të ndërtuara me gjak, djersë dhe mund të të gjithë qytetarëve të vendit tonë", thuhet në reagim.

Qeveria vlerëson se sulmi i sotëm me bomba ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, nga ana e individëve të caktuar me motive politike dhe anti-shtetërore, është i dënueshëm dhe do ta marrë ndëshkimin e merituar ligjor dhe qytetar.

Protesta e disa veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është tensionuar sot, meqë protestuesit kanë hedhur koktej Molotovi në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, tha se në oborr janë hedhur edhe dy mjete të tjera të dyshuara, lloji i të cilave po përcaktohet nga ekipet speciale të KFOR-it.

Sipas Hotit, një pjesë e punonjësve të qeverisë janë kthyer sërish pas evakuimit të bërë nga pjesa e ndërtesës, afër së cilës gjendeshin këto mjete të dyshuara shpërthyese.

Veteranët e ish UCK-së e kanë nisur protestën që nga dita e djeshme, për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj, siç thonë, mospërkujdesjes së institucioneve të Kosovës për ish luftëtarët e UÇK-së.

m.i/NOA

KOMENTE