Tiranë, 16 korrik NOA- Një adoleshent ka mbetur i vrarë pas shkrepjes në mënyrë aksidentale të pistoletës nga shoku i tij.
Ngjarja ka ndodhur në Laprakë, në një dyqan me pjesë këmbimi, kur Donald Buzaj, 22 vjeç, i cili mbante pa leje një armë zjarri tip pistolete, ka qëlluar në kokë shokun e tij Edvin Koçi, 22 vjeç.
Ky i fundit edhe pse është dërguar menjehërë për në Spitalin ushtarak, ku nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori ka qenë duke luajtur me armën që kishte në dorë kur pa dashje ka shkrepur këmbzën dhe ka qëlluar shokun e tij, i cili kishte shkuar ta vizitonte në ambientet e "Auto Gëzimi", ku ai shiste pjesë këmbimi të makinave.
a.k/b.a/NOA