English

Vajza 12-vjeçare denoncon përdhunim, i riu shqiptar: Ishte dëshira e të dyve

Limno, 16 Korrik NOA - Një vajzë 12-vjeçare greke, ka denoncuar sot pranë policisë së Limnos në rajonin e Mitilinit në Greqi, se është përdhunuar nga një djalë, që policia e identifikoi si 21-vjeçarin shqiptar B.Z., të cilin e arrestoi pak orë pas ngjarjes së kallëzuar.

Gjithçka ka ndodhur paraditen e së Enjtes në zonën turistike të Limnos, duke i shkaktuar gjendje shoku banorëve të saj, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Agresori sulmoi vajzën e vogël sapo ajo kishte dalë nga shtëpia. Referuar denoncimit të të voglës, i riu i mbylli gojën me forcë që të mos arrinte të klithte dhe e tërhoqi zvarrë në një ndërtesë në punim e sipër ku nuk kishte njerëz.

Gjithçka, ndodhi në një distancë prej rreth 300 metra larg shtëpisë së vajzës.

Atje, 21-vjeçari B.G., emigrant shqiptar, e ka zhveshur me forcë dhe më tej, ka përmbushur instiktet e tij kafshërore duke arritur ta përdhunojë atë. E vogla është kthyer në shtëpi në gjendje të keqe dhe rrëfeu te nëna e saj gjithçka i kishte ndodhur.

Duke folur për hetimet e kryera, policia tha se djaloshi, është i njohur në zonën e Limnos, pasi prej disa muajsh punon atje si punëtor krahu dhe merrej për punësim të përkohshëm nga shumë shtetas grekë, për punë të ndryshme.

Prindërit e 21-vjeçarit, jetojnë në lokalitetin Mirina kurse vetë i riu kishte ardhur në Greqi, para një viti.

Ai nuk kishte asnjë mjet identifikimi dhe leje qëndrimi çka bëri policinë të besojë se ka hyrë ilegalisht në Greqi.

Pak orë pas ngjarjes, 21-vjeçari që u identifikua lehtë nga dëshmitë e të voglës dhe nënës së saj si dhe fqinjëve, u arrestua në banesën ku jetonte me prindërit e tij, në Mirina të lokalitetit Virgjëresha Mari atje ku dhe jeton komuniteti shqiptar i zonës së Limnos.

Policia duke cituar dëshmitë e vajzës dhe nënës së saj, tha se "përdhunimi i 12 vjeçares, u krye nga B.Z., një 21 vjeçar nga komuniteti shqiptar i lokalitetit të Virgjëreshës Mari".

Por sipas Policisë së Shtetit në Limno, në një dëshmi që i riu dha mesditën e së Enjtes për grupin hetimor, B.Z., ka pranuar se kishte pasur një raport intim me vajzën por theksoi se gjithçka ndodhi vetëm me pëlqimin e saj.

Sipas dëshmisë, në të vërtetë, i riu B.G., kishte folur më parë me vajzën 12-vjeçare dhe më tej kishte krijuar afrimitetin që pretendoi se erdhi me pëlqim të të dyve.

Nga ana tjetër, mjekët firmosën një raport ku përshkruhej se akti seksual ishte një përdhunim i mirëfilltë.

Në këto kushte, i riu u dërgua para gjykatës së Mitilinit, ku mori menjëherë masën e arrestit me burg pa afat. Ai përballet me dy akuza, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura dhe qëndrim të paligjshëm në vend përmes shkeljes së ligjit për të huajt.

/n.s/k.k/NOA/

Njoftim: Ndalohet rreptësisht riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i prodhimeve të agjencisë NOA, pa u cituar burimi, në të kundërt media abuzuese do të paditet në gjykatë dhe ndaj tyre do të kërkohet dëmshpërblim, konform dispozitave ligjore

KOMENTE