Shkencëtarët janë duke punuar për të përfunduar hedhjen për konsum të një pilule kundër trashjes e cila do të mund të përgjysmojë sasinë e yndyrës në ind të njerëzve të trashë për vetëm një javë.
Testimet në minjtë laboratorikë, treguan se ky ilaç pas vetëm shtatë ditësh zvogëlon peshën për ¼ ndërsa sasinë e yndyrës për 42 për qind. Pas një muaji pesha zvogëlohet për 28 për qind, ndërsa sasia e yndyrës në trup për 63 për qind.
Shkencëtarët konsiderojnë se rezultatet e deritanishme tregojnë në qasje të re ndaj shërimit të trashësisë. Ilaçi përbëhet nga një hormon artificial, ndërsa hulumtimet e mëhershme treguan se kjo substancë mund të zvogëlojë oreksin dhe dërgon deri tek humbja e peshës duke shtuar djegien e kalorive në trup.
Dr. Richard DiMarchi i cili së bashku me kolegët nga Universiteti i Indianes krijoi hormonin sintetik dhe kreu testet me minjtë thotë:
"Trashësia dhe të gjitha pasojat e saj, përfshirë edhe zhvillimin e diabetit ende janë kërcënim kryesor shëndetësor dhe ekonomik për shoqëritë moderne. Shërimi farmakologjik i trashësisë, ku përdoren agjentët e veçantë, ka efekt të kufizuar apo paraqet rrezik shkaku i efekteve tjera të dëmshme. Deri më tani asnjë agjent i tillë nuk ka mundur të zvogëlojë peshën për më shumë se 5-10 për qind tek popullata e trashë. Por kombinimi i terapisë që përdorin më shumë ilaçe në të njëjtën kohë ndoshta paraqesin qasje më të mirë në shërim të kësaj sëmundjeje. Në hulumtimin tonë rezultatet treguan se mund të krijohen molekulat e veçanta që janë në gjendje të aktivizojnë vazhdimisht më shumë se një mekanizëm në mënyrë që pesha të zvogëlohet".Â