English

Gabohet sistemi i bankës, klienti paguan një kuti cigaresh me 23 biliardë dollarë

Neu Hampshire, 17 korrik, NOA - Një djalë nga Neu Hampshire sa nuk i ka rënë të fikët kur e ka kuptuar se kompjuteri i një pompe benzine në të cilën është ndalur për të blerë një kuti cigare nga kartela e tij, i ka hequr më shumë se 23 biliardë dollarë.

Josh Muszynski kishte blerë kutinë e cigareve në Neu Hampshire dhe më pas kishte shkuar në shtëpi për të kontrolluar online se sa para kishte në bankë. Ka përjetuar tronditje të vërtetë kur i ka parë 17 shifra në ekran të cilat ishin në kartelën e tij bankare.

Në pompën e benzinës i kishin paguar 23.148.855.308.184.500 (23 biliardë 148 bilionë 855 miliardë 308 milionë 184 mijë e pesëqind) dollarë! Muszynski pas kësaj ka kaluar dy orë në telefon duke biseduar me disa zyrtarë në bankë dhe duke tentuar të zgjidh problemin dhe t'i bindë se në llogari është dashur të janë 15 dollarë. Banka të nesërmen e ka ndrequr gabimin.

n.e/NOA

Â

KOMENTE