English

Javën që vjen Olli Rehn në Maqedoni, kritika për mosrealizimin e reformave

Shkup, 17 korrik, NOA - Javën e ardhshme në Maqedoni do të shkojë komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, përr të sjellë porosinë që Maqedonia t'i realizojë të gjitha reformat e domosdoshme për marrjen e datës për fillimin e negociatave.

Por informacionet paraprake tregojnë se Maqedonia nuk ka gjasa që të marrë gjatë këtij viti datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Çështja e moszgjidhjes së kontestit për emrin kushtetues, mos funksionimi i sistemit të drejtësisë, diskriminimi daj bashkësive fetare jomaqedonase, dhuna policore pas raporteve të ndryshme, Marrëveshja e Ohrit si dhe të drejtat e njeriut janë vetëm disa nga parakushtet që vendi akoma nuk është pjekur që të fillon negociatat aderuese me BE-në.

Javën e ardhshme këto porosi do t'i sjellë në Shkup edhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Olli Rehn.

Rehn do t'i kërkojë qeverisë së Maqedonisë që ti realizojnë të gjitha reformat të cilat janë të domosdoshme për integrimin e vendit në këtë organizëm.

Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere ka deklaruar se është herët të flitet për datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Ai në këtë drejtim ka adresuar qeverinë, duke theksuar se duhet të punojë intensivisht para raportit të nëntorit të BE-së. "Çdo ditë është e rëndësishme dhe është e nevojshme të bëhen të gjitha përpjekjet, me qëllim të realizimit të reformave, që të mundet Komisionit Evropian ti ofrohen argumente të mjaftueshme", ka theksuar Fuere.

Sipas tij, reformat janë të rëndësisë vitale për stabilitetin politik si dhe për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Në raportin e ardhshme të Komisionit Evropian nuk ka garanci nëse vendi do të marrë një datë për fillimin e bisedimeve.

Sipas burimeve diplomatike, raporti do ti rekomandoj Maqedonisë të i realizojë reformat e domosdoshme në planin e brendshëm që ndërlidhen me reformat në gjyqësi, dialogun politik, Marrëveshjen e Ohrit dhe në planin e jashtëm të përmbyll çështjet e hapura me vendet fqinje. Raporti negativ që pritet të jetë për Maqedoni do të jetë një lajm i keq, pas sinjaleve të dhëna nga Brukseli për heqjen e vizave.

NOA-INA

Â

KOMENTE