Tiranë, 17 korrik, NOA - Tashmë, "stafeta" e zgjedhjeve të 28 qershorit, i ka mbetur në dorë Kolegjit Zgjedhor, i cili javën e ardhshme pritet të nisë sipas procedurave që përmban kodi, shqyrtimin e të gjitha ankimimeve të fundit nga ana e subjekteve zgjedhore, të cilat mbetën pa zgjidhje sipas tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
KQZ ka mandatuar deri tani vetëm 53 deputetë nga 140 që është i përbërë Parlamenti i Shqipërisë dhe pikërisht, për legjitimitetin e këtyre 87 të mbeturve ende të pazyrtarizuar me mandat nga KQZ, fjalën e fundit do ta ketë Kolegji Zgjedhor.
Përmbyllja dje në KQZ e fazës së animimeve të partive, u krijon mundësinë të gjitha palëve që brenda 5 ditëve të paraqesin pretendimet e tyre pranë Kolegjit Zgjedhor, i cili nga ana e vet ka në dispozicion 10 ditë për t'i marrë ato në shqyrtim.
Të gjitha këto element bëjnë të mundur që në fund të muajit korrik të bëhet e mundur certifikimi i rezultatit dhe nga ana e KQZ, pas përmbylljes së kërkesave ankimore edhe nga ana e Kolegjit Zgjedhor.
Pritet që pranë këtij institucioni të paraqiten ankimime për qarkun e Beratit, Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, pikërisht, në ato qarqe ku ka edhe numër më të madh deputetësh.
n.e/NOA